Video & Photo Production
Produksion video dhe foto që e shesin historinë e brendit.
Nga spotet e shkurtra social media deri te video prezantuese dhe foto profesionale të produkteve, Illyrian Marketing ofron produksion end-to-end: planifikim, xhirim, montazh dhe color grading.
Punojmë me biznese që duan materiale vizuale serioze – jo thjesht “një video për Instagram”.
Koncept & Storytelling
Definojmë mesazhin, skenarin dhe strukturën që e bën videon të kuptueshme dhe të mbajtshme në mend.
Produksion profesionale
Xhirim me kamera profesionale, audio të pastër, ndriçim të kontrolluar dhe frame që duken “cinematic”.
Optimizim për platforma
Formate të përshtatura për Instagram, TikTok, YouTube, website dhe prezantime – në të gjitha raportet.